Ish-aktori i “Portokalli”, Isaj: Nuk
​aktroj në spektakël më të dobët

Ish-aktori i “Portokalli”, Isaj: Nuk<br />​aktroj në spektakël më të dobët<br>
Aktori i njohur, Erion Isaj, ka folur për largimin e tij nga spektakli i Portokallisë.

Aktori ka thënë se me regjisorin e spektaklit të humorit, Altin Bashën, nuk përshëndetet pas largimit nga Portokallia.

“Nuk dua për njerëzit që kam ndarë punën dhe bukën në kuptimin figurativ të flas dhe të bëj publike marrëdhënien që nuk i takon një publiku të gjerë,” tregon Erion Isaj.

Isai ka treguar rreth debatit me aktorin Julian Deda. “Nuk do të pranoja të aktroja aty ku është Jul Deda.

Jo, nuk ndodhte as për Julin në kuptimin më pozitiv të fjalës, por nëse angazhimi im do të ishte sërish në një emision aktual humori, do të isha sërish në

“Portokalli”. Unë isha tek spektakli më i mirë i humorit në “Portokalli”, nuk do të ikja në një spektakël më të dobët”.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës