Ish-aktori i “Portokallisë” kundër Ermal
Mamaqit: Ka lënë përgjysmë akademinë

Ish-aktori i “Portokallisë” kundër Ermal<br />Mamaqit: Ka lënë përgjysmë akademinë
Marsel Rupi, ish-aktori i Portokallisë ka publikuar një shkrim për aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe për emisionin e tij ‘’Xing me Ermalin’’.
 
Në shkrimin me autor, Alban Dacin thuhet se askush nuk duhet të irritohet për të ftuarit në emisionin e Ermalit, “pasi ai nuk është i njëjti brumë dhe e njëjta histori si shumica e të ftuarve të tij”
 
“Me kujtohen këngët e famshme te Ermalit, me kujtohen kohet kur ai sillej neper televizione lart e poshtë. Ndërsa ne, të tjerët rropateshim nëpër auditoret e universiteteve evropiane e perëndimore në kërkim të dijes. Sa diferencë, shume diferencë e madhe”,
-vijon shkrimi.
 
Rupi e ka postuar këtë shkrim në faqen e tij në Facebook, ku sigurisht nuk kanë munguar replikat nga fansat e Ermalit. Por Marseli i është kundërpërgjigjur atyre duke ju thënë se “Ermal Mamaqi ka lënë përgjysmë edhe akademinë, që s’ka mbetur kush pa e bërë”.

Marsel Rupi
  (Marsel Rupi)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron