Ish-aleati i Bashës: Më kërcënuan me jetë, 'jam në listën e atyre që do të ekzekutohen'

Ish-aleati i Bashës: Më kërcënuan me jetë, 'jam në listën e atyre që do të ekzekutohen'

Ish-aleati i Lulzim Bashës, Arian Galdini ka deklaruar se është kërcënuar me jetë, nga persona të pa njohur. Në një status në Facebook, Galdini ka treguar të gjithë ngjarjen, se si ka ndodhur, çfarë i thanë "dy trimoshët", teksa flet për një listë të hartuar të personave që do të ekzekutohen.

Ai tregon se përshkon të njëjtën rrugë gjithnjë dhe se pavarësisht kërcënimeve, kjo gjë nuk do të ndryshoj aspak monotoninë e tij, përkundrazi. Shkruan se nuk i trembet aspak kërcënimeve, madje thotë se nëpërmjet këtij statusi, po i përçon këtë mesazh edhe porositësit të këtyre "trimoshëve".

"Miq, sapo kam përjetuar një nga ato situatat psikedelike, kur një makinë më ndal tek këmbët dhe dy "trimosha" trupmëdhenj dolën e më ndalën në rrugë. Sapo kisha dalë nga shtëpia e prindërve të mi, ku lë çdo mëngjes Martinin. Mes pallateve ku po ecja në këmbë, diku midis Xhamisë së Xhurajve dhe Oxhakut, më ndal para këmbëve kjo makina fuoristradë Land Rover i bardhë. Dolën dy "trimoshat" dhe ia nisën të më shanin e kërcënonin. Ndër të tjera më paralajmëruan se qenkërka bërë një listë ekzekutimesh dhe se emri im qenkërka ndër të parët në këtë listë. Pasi më treguan edhe se ishin të armatosur, u larguan duke më sharë. Tani, unë eci çdo ditë në këmbë. Çdo ditë. Me sandalet e mia të preferuara.

Kurrë nuk e kam ndryshuar rrugëkalimin tim. Jam çdo ditë në këmbë ose në autobus. Ua thashë edhe atyre dy trimave e po ua them edhe dërguesve të tyre këtu publikisht. Nuk kam ndërmend ta ndryshoj itenerarin dhe zakonin tim të përditshëm për asnjë arsye. Nuk ka kërcënim e listë ekzekutimi që ma ndryshon mua ecjen në këmbë e me sandale. Shumë shpejt, do të përpiqem tua jap përgjigjen edhe dërguesve por edhe kërcënuesve edhe shqip edhe anglisht. Unë jam një ide. Nuk jam i kërcënueshëm. Listat tuaja mbajini si pasqyrë të zezonës ku jeni zhytur. Do vij t'ju takoj shpejt, në këmbë, me sandale, në zyrat tuaja, shqip dhe anglisht. Një ide nuk kërcënohet dot. Një ide nuk trembet dot. Ideja ecën në këmbë. Kaq për sot", shkruan Galdini.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mail: 21/06/2019 14:19

    Ik or pirdhu kush te vret ty?! Kush eshte ai gomar qe harxhon plumbin per ty?! Ske qene asnjehere i vlefshem per te te vrare.

    Përgjigju
  • Lui: 21/06/2019 08:39

    Ah sikur te egzistoje vertete nje liste e tille dhe te vihej ne jete. Do kishim shpetuar prej jush. Se jeni njerezit me te liq, te majte e te djathte na keni lene ende ne kete realitet qe jetojme sot.. Uroj te egzistoje dhe te filloje te zbatohet ajo liste..

    Përgjigju
  • Kanceri: 20/06/2019 20:14

    Po kush e dhjet ket hajdutin. Ky kerkon pak vemendje, po kush ka kohe me degjuar genjeshtrat e tij.

    Përgjigju
  • bla bla: 20/06/2019 19:16

    Do te beje Sala kurban si Azemin, listen e ka bere Sala,

    Përgjigju
  • bajge: 20/06/2019 18:47

    shko denonco ne polici .ose thirr mul noken si bodyguard .iku koha e te forteve ka shtet shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës