Ish-kreu i burgjeve, Artur Zoto, kërkon nga Gjykata e Krimeve të Rënda lirimin nga qelia me argumentin se gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë.

Këtë të hënë kërkesa e tij kaloi në gjykim, ndërsa u caktua një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar nëse Zoto vuan apo jo nga ndonjë sëmundje që kërkon trajtim të specializuar.

Artur Zoto ndodhet në qeli prej më shumë se 2 muaj që nga arrestimi me urdhër të Prokurorisë pasi ai është i dyshuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me tenderat e ushqimeve të kryera në periudhën që ai drejtonte institucionin e burgjeve.

Së bashku me Zoton të pandehur janë dhe ish-vartësi i tij zv/drejtori Iliaz Labi si dhe 5 biznesmenë.

Seanca e radhës ku do të paraqitet dhe raporti për gjendjen shëndetësore të Zotos u la më 13 korrik.

Zoto u arrestua më 21 shkurt me kërkesë të prokurorisë me akuzën "korrupsion pasiv" në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com