TIRANE - Pas shkarkimit nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ish-drejtori i spitalit të qytetit të Përmetit, Dhimitër Nasi tashmë gëzon postin e nënprefektit të këtij qyteti. Pas denoncimit që është bërë nga Partia Socialiste në seancën e shkuar plenare, këtë fakt e konfirmoi dhe kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilbert Jaçe. Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com.
Jaçe tha se mazhoranca e riktheu sërish në një post administrativ, edhe pse po kjo mazhorancë e shkarkoi nga posti i mëparshëm për mosrespektim të sistemit të referimit të pacientit për raste të rënda, të cilat për mungesë të kapaciteteve të spitaleve të distrikteve duhet të referohen menjëherë në spitalet rajonale. Ndërkohë që kjo sipas tij është e padrejtë dhe çëshjte politike mes të djathtëve.
"Është shumë e vërtetë që ish-drejtori i spitalit Dhimitër Nasi është emëruar nënprefekt në Përmet. Kjo në të vërtetë është një skandal që ka bërë kjo mazhorancë", tha kryetari i Bashkisë së Përmetit. Ndërkohë që në shkarkimin e tij në postin e drejtorit të spitalit në Përmet Ministria e Shëndetësisë sqaroi dhe arsyen. "U evidentua se nuk është respektuar sistemi i referimit të pacientit për raste të tilla të rënda, të cilat për mungesë të kapaciteteve të spitaleve të distrikteve duhet të referohen menjëherë në spitalet rajonale", bëri me dije zyra e shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë.
DENONCIMI I PS
Ishte deputetja socialsite, Arta Dade, ajo që denoncoi skandalin e radhës të mazhorancës. Gjatë fjalës së saj në Parlament, ajo akuzoi qeverinë se emëron në pste admnistrate persona që shkarkohen dhe këtë falë interesit të zgjedhjeve të ardhshme. "Shëndetësia është dramatike e ky buxhet i mangët paraelektoral do të hap probleme të tjera të zëvendësimit të punonjësve të një partie me atë të një partie tjetër për t'i kënaqur të gjithë të tyret para zgjedhjeve si me skandalin e mashtrimit kur vajza 7 vjeçare humbi jetën për mostrajtimin nga mjekët e drejtori i spitalit u largua me masë ndëshkimore e pak kohë më pas ky drejtor u promovua duke u emëruar nën/prefekt në të njëjtin qytet që drejtonte spitalin ky humbi jetën vogëlushja", akuzoi Arta Dade qeverinë e Berishës.
VDEKJA E 7-VJECARES DHE AKUZAT E PRINDERVE
Ngjarja e ndodhur në 15 gusht në qytetin e Përmetit tronditi institucionet shëndetësore në vend, ku nga neglizhenca e mjekëve humbi jetën 7- vjeçarja Eva Belollari. Familjarët e vajzës pretenduan se vdekja e vogëlushes erdhi nga mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve. Ata kanë pohur se mjekët e spitalit e kanë mbajtur Era Beollarin vetëm me valium dhe nuk e kanë trajtuar me medikamente të tjera. Sipas informacioneve të këtij spitali, u mësua se vogëlushja vdiq për shkak të një helmimi të rëndë, si dhe mjeku i urgjencës i ka dhënë serum 7-vjeçares, pasi ka parë gjendjen e saj të dehidratuar. Po të njëjtat burime thonë se gjatë gjithë ditës së hënë, vogëlushja ka qenë me të vjella të vazhdueshme, ndaj mjekët kanë vendosur që ta dërgojnë atë për në Tiranë, ku gjatë rrugës 7 vjeçarja humbi jetën. U dësh më pas zhvarrosja e saj për të bërë autopsinë e saktë, por deri më tani ende nuk është dhënë asnjë rezultat nga ekspertiza mjeko ligjore.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com