Ish- e dashura e zyrtarit të FBI e pranon se u pagua për intervistën kundër Ramës në Shqipëri

TIRANË- Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal,  që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri. Në disa postime në rrjetin social tëitter, Guerrero ka pranuar se ka marrë para për intervistën e dhënë në ‘Euronews Albanian”, për shkak se është keq ekonomikisht, madje thotë se është e hapur kundrejt çdo medieje që do të bëjë intervistë, sigurisht që në këmbim të paguhet.

Nisur nga fakti që bëhet fjalë për një intervistë të paguar, kjo shton dyshimet se sa të vërteta janë ato që ka thënë.

“Që të jemi të qartë, unë thjesht pranova të jap një intervistë në Shqipëri sepse media atje paguan, në SHBA s’paguan! Jam deri në “fyt” me faturat mjekësore, ligjore e të përditshme që do të thotë se nëse më paguajnë, do jap intervista, kjo sepse jam e dëshpëruar për para në këto momente. ... Mu deshën vite të shlyeja operacionet dhe faturat e kurimit që bëra për mastektominë time të dyfishtë dhe aktualisht jam në rehabilitimin e djegieve të shkallës së tretë që për mua është shumë stresuese dhe e kushtueshme. Përtej këtyre, jam ende me qira. Më duhet të fitoj sado që të mundem dhe thjesht ta ngre kokë nga ana financiare. Pra, nëse ka ndonjë anëtar të medias që është duke e lexuar këtë në këto momente, as të mos të guxojë të përpiqet pa më paguar sepse s’kam kohë për të humbur për të punuar që të paguaj faturat e majme që më vijë.”-shkroi ajo në Tëitter. 

Në intervistën që, ish e dashura e McGonigal ka dhënë për mediat në Shqipëri, tregon se ish zyrtari i lartë i FBI-së ka qenë mik shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama e që flisnin shpesh në telefon, e ndërsa tha se nuk e njihte Agron Nezën. 

"Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte", tha Guerrero në intervistë. 

Allison Guerriero është ish e dashura e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, me të cilin kishte një lidhje paralele gjatë kohës që ishte i martuar. Ka qenë ajo, e dashura e cila ka sinjalizuar FBI-në që të niste hetimet për McGonigal, për shkak të dyshimeve që kishte pasur që nga momenti kur në shtëpi i kishte gjetur një çantë me shuma të mëdha parash, për të cilat ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i kishte thënë se i kishte fituar nga një bast.

Postimi i plotë i Alison Guerrero në anglisht

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 08/02/2023 08:03

    Ekonomi tregu. Dikush ofron krahun e punès kundrejt pagese, dikush dijen, dikush tjetèr mrrokllèn. Deri kètu, "gjithçka nè rregull", lèvizim nè kornizèn e rregullave tè lojès tè sistemit. Problematike bèhet puna kur vret njerèz nè Gèrdec (26 tè vdekur dhe qindra tè plagosur) pèr tè majmur djalin dèshtak, kur vret nè bulevard 4 shqiptarè sepse mendon se je i paprekshèm, kur vjedh thesarin e shtetit apo djeg vèndin si nè 1997. Kèta, quhen vrasès dhe vrasja nuk harrohet kurrè. Kur vrasèsi e ndjen se po i vjen fundi i lirisè dhe tregon me gisht dhe uluret se ajo kategoria qè u pèrmend mè lart e ekonomisè sè tregut, qènka fundi i botès, atèherè jemi tek perversiteti i vetè atij. Asnjè semafor i botès, nuk e bèn Sali Berishèn dhe Ilir Metèn tè pafajshèm mè, le tè pèrpèliten si dhe sa tè duan.

    Përgjigju
  • A. N.: 08/02/2023 06:44

    Te japesh intervista per para ska asgje te keqe sepse edhe neper bote perdoret. Madje edhe publiku qe merr pjese paguhet dhe nuk ka lidhje nqs po genjen apo jo.

    Përgjigju
  • Plinti: 08/02/2023 00:25

    Ska asgje te keqe nese le punet e veta edhe te kushton kohe duke u intervistuar kundrejt pageses se kohes qe po te jep ne dispozicion.kjo sdo te thote se pafajesia ose jo e z.Rama varet nga intervista e ksaj tipes. Kjo ca ka pas te vertrta i ka dhen ne FBI ku ste len njeri te genjesh.

    Përgjigju
  • E verteta: 07/02/2023 22:50

    Dardha e ka bishtin mbrapa.

    Përgjigju
  • Ledi: 07/02/2023 21:32

    Mir kjo putana we shet dhe trupin e vet por babalet akoma vaxhdojne me nashtrime?Keshtu i thrrisni njerzit ne protest duke pagi bucet si guerrero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?