Ish i dashuri i Deamishelit i përgjigjet mesazheve: Më thonë ke bërë mirë që s'je me të, por jam me fat që e kam njohur! Do doja ta kuptonin shpirtin e saj të bukur

Ish i dashuri i Deamishelit i përgjigjet mesazheve: Më thonë ke bërë mirë që s'je me të, por jam me fat që e kam njohur! Do doja ta kuptonin shpirtin e saj të bukur

Isli Muca dhe Dea Mishel

Ish partneri i Dea Mishel, Isli Muca ka reaguar pas deklaratës që ajo bëri për Luizin në BB VIP duke thënë se nuk mund të jetojë me dikë që po vdes dita-ditës. Sipas tij, komenti i Deas është nxjerrë jashtë kontekstit pasi ajo ishte e shqetësuar për problemet shëndetësore të Luizit.

Pas mesazheve që i tregojnë se ka bërë veprimin më të mirë që nuk është më me Dean, ndërsa ai e konsideron veten ‘me fat’ që e ka njohur. Teksa e përshkruan thotë se do të donte që të gjithë të njihnin shpirtin e saj.

“Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qënroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë”, shkroi Isli.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur