Ish-kryeministri Rexhepi në
gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Rexhepi në<br />gjendje të rëndë shëndetësore
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë në spital, pasi ka pësuar një goditje në tru.
 
Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa dhoma ku ai është shtruar ruhet nga forcat e policisë.
 
Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shprehen për mediat në Prishtinë se gjendja e tij vijon të jetë kritike.  

Bajram Rexhepi në vitet e fundit është tërhequr plotësisht nga politika dhe punonte në profesionin e tij si mjek kirurg, profesion të cilin e ka ushtruar dhe në vitin e vështirë të 1999 si kirurg i UÇk-së.
 
Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë