Ish- kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas The Guardian, 59-vjeçarja është në gjendje të rënduar me temperaturë shumë të lartë.
"Gjendja e saj paraqitet serioze, temperatura e saj shkon në 39 gradë", tha zëdhënësja e partisë së saj, por pa e specifikuar nëse Tymoshenko është shtruar në spital apo merr kurim në shtëpi.
Ukraina ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve në ditë me mbi 2000 raste. Ndërkohë numri i të prekurve në total që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 104.958, teksa janë regjistruar 2,271 viktima.