Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 290 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit! 1 humbje jete

Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 290 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit! 1 humbje jete

Në 24 orët e fundit, infektimet e qytetarëve me koronavirus në vendin tonë kanë rënë, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 766 testime të kryera, 260 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID, nga 962 që ishin një ditë më parë. Sakaq një qytetar 78 vjeç nga Lezha ka ndërruar jetë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Ndërkohë janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë, në këto bashki:

79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar. 

Statistika (10 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            290

Të shëruar në 24 orë        448

Të shtruar në spitale          34

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  766

Testime totale               1,866,191

Raste pozitive                  287,984

Raste të shëruara              278,440

Raste Aktive                        6,030

Humbje jete                         3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,630

Fier                                                     427

Durrës                           430

Vlorë                                               356

Shkodër                                      246

Berat                                                225

Elbasan                         211

Gjirokastër                             170

Lezhë                                          142

Korçë                                              94

Dibër                                             69

Kukës                                           30

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën