Një 25—vjeçare, Ish-luftëtare e militantëve të ISIS, ka treguar historinë e saj, se si shkoi dhe më pas u larguar nga një jetë e tmerrshme që nisi të bëhej pjesë e saj.
Në rrëfimin e saj mbi eksperiencën e frikshme mes grupit të femrave që luftonin në emër të ISIS, ajo tregon se mbeti e tmerruar nga brutaliteti që ata shkaktonin. Më fytyrën e mbuluar dhe zërin e ndryshuar nga frika për të mos e njohur, ajo rrëfen sesi nga pjesëmarrja në protestat paqësore kundër presidentit Bashar al-Assad përfundoi duke qenë pjesë e një lufte makabre.
E rritur në Siri, familja e vajzës i kishte siguruar asaj shkollimin dhe punësimin në një shkollë fillore. Por një mik e nxiti të bëhej pjese e kryengritjes siriane që nën drejtimin e Shtetit Islamik u shndërrua në kaos dhe luftë, ku kanë humbur jetën mijëra vetë.
Ajo thotë se donte të ikte nga kaosi që kishte rrotull saj në Siri.
“Kishte kaos gjithkund rreth nesh. Ushtria e Lirë Siriane, regjimi, bombat, grevat, të plagosurit, spitalet, gjaku… doja të ikja sa më parë nga kjo. Problemi është se unë përfundova tek diçka shumë herë më e shëmtuar”-thotë ajo.
E ndikuar nga një i njohur nëpërmjet internetit ajo u gënjye se ISIS nuk ishte siç e përshkruanin të gjithë, se kjo luftë ishte vetëm një fazë fillestare ku ata duhet të tregoheshin të ashpër dhe të fortë, por misioni i tyre ishte të prezantonin fenë islame kudo. Miku i saj e ftoi të shkonin në Raqqa dhe të bashkohej dhe ajo me Shtetin Islamik.
“Kontaktova me një kushërirë që më tha t’i bashkohem brigadës Khansa. Ajo jetonte në Raqqa me bashkëshortin e saj që ishte anëtar i ISIS-it. Khansa është një brigadë e tmerrshme: është policia e femrave të ISIS-it”.-tregon 25-vjeçarja.
Policia e femrave të Khansas përbëhet nga 25 deri 30 femra që patrullojnë dhe sigurojnë qarkullimin e femrave të mbuluara, sipas kodit dhe rregullave të veshjes islamike. Shkelja e tyre shkaktonte dënime të tmerrshme si rrahje me kamxhik, dhe këto dënime vendoseshin nga një grua e cila përshkruhet nga vajza si tepër e frikshme
“Ajo nuk ishte një grua normale. Ishte e madhe, e armatosur me armë të rënda, me kamxhik, kamë dhe vishej me ferexhe”.-sqaron 25-vjeçarja.
Ish-luftëtarja e Isis tregon se fillimisht ishte e kënaqur me punën e saj. Paguhej 200 dollarë në muaj dhe ishte trajnuar për pastrimin dhe montimin e armëve, për t’i përdorur ato. Por më pas gjërat ndryshuan:
“Në fillim isha e kënaqur me punën. Ndjehesha me autoritet në rrugë. Por, pastaj fillova të kem frikë edhe nga vetja ime. Mendoja: Unë nuk jam kjo. Jam e diplomuar. S’duhet të jem kështu. Çfarë ndodhi, çfarë më solli këtu?”-shprehet 25-vjeçarja.
Dhe kështu, imazhi i saj për IS-in u shkatërrua. Ajo që ndikoi më shumë për këtë ishte skena e varjes së një djali 16 vjeçar, i dënuar për përdhunim. Ajo tregon momente shokuese kur pas ekzekutimit të njerëzve ata i merrnin kokat e të vrarëve dhe i mbanin në duar. Por pas presioneve që ajo të martohej me një nga pjestarët e ISIS ajo mori vendimin për t’u larguar. Femrat trajtoheshin në mënyrë brutale nga ata dhe shumë prej tyre përfundon në urgjencë nga dhuna seksuale e ushtruar ndaj tyre.
Ajo tani ndodhet në Turqi, e tmerruar nga gjithçka ka përjetuar gjatë kësaj kohe, dhe kërkon të shndërrohen sërisht në atë që ishte më parë. Ajo bën thirrje që askush të mos bëhet pre e manipulimeve të tyre
“Nuk dua që dikush tjetër të mashtrohet si unë. Shumë vajza mendojnë se ajo që mbrojnë është islami i vërtetë. Por nuk është kështu.” thotë 25-vjeçarja.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO