Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri 'ringjall' pas tre vitesh gazetën 'Zëri i Popullit' (Dokumenti)

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri 'ringjall' pas tre vitesh gazetën 'Zëri i Popullit' (Dokumenti)

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Pasi anuloi një konferencë të paralajmëruar për paraditen e sotme, në mënyrë të mistershme, Sajmir Tahiri, rikthehet në qendër të vëmendjes. Nga një ekstrakt i siguruar nga QKR., ish-ministri i Brendshëm ka themeluar shoqërinë mediatike “Zëri i Popullit”, duke e ringjallur këtë gazetë, online dhe në print.

Në të dhënat e aksionerëve shihet se ish-ministri është i vetëm në këtë ndërmarrje mediatike, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa si adresë ndodhet në rrugën “Prokop Mima”, në afërsi të Komunës së Parisit. Tahiri ka marrë të gjitha masat që media e tij të jetë dhe e licensuar dhe të ketë aktivitet të rregullt pasi në 13 shtator të këtij vitit ai e ka regjistruar dhe si biznes në QKR.

Ekstrakti i siguruar nga QKR, i cili tregon se Saimir Tahiri është themelues i shoqërisë mediatike "Zëri i Popullit"

Ndërkohë që paraditen e sotme, Tahiri është parë në afërsi të shtëpisë së tij duke pirë kafe me drejtuesen e një portali të rëndësishëm dhe zëvendësdrejtorin e një prej televizioneve më të mëdha në vend. Zëri i popullit ka qenë një gazetë me histori të gjatë pas luftës, e cila ndaloi së publikuari në print disa vite më parë. Duket se Saimir Tahiri është duke ringjallur gazetën “Zëri i Popullit” e cila në të shkuarën ka qenë simbol i prtopagandës komuniste. 

Gazeta "Zëri i Popullit" pushoi së ekzistuari në versionin print që prej vitit 2015. Ndërsa në atë online ka vijuar aktivitetin pjesërisht.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sema: 28/10/2018 11:48

    Te lumte Sair,qofte i sakte redaksia juaj si dhe i vertete me realitetet qe ndodhin ketu.Suksese shume suksese

    Përgjigju
  • eldi: 27/10/2018 13:50

    hajde bo.. hajde ne 2018 i duket vetja si ne 1937 njesiti guerril o bo.. eshte cliru shqiperia ne 44 dhe sistemi ka rene ne 92 shin

    Përgjigju
    • noku: 27/10/2018 16:08

      e ke gabim se na ka mbaru letra higjenike, por saja tani qe ka kohe te mjaftueshme per te reflektuar e medituar na del me ide gjeniale qe i con ne orgazem pleqt reminishent te pk

  • Naimi: 27/10/2018 13:38

    Mbas 76 vjetesh qe nga dalja e numurit te pare u rikthye "ZERI i POPULLIT" Te lumte o Sajmir per kete nisme qe ke marre.

    Përgjigju
  • Fraiku: 27/10/2018 13:37

    Nuk i del Pamflet ketij krimbi te kokainosur? Perse nuk e quan Zeri i Hashashit ose Zeri i Habilajve? Te hengert mortja o Rama qe te ben shantazh nje m*t si ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen