Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë

TIRANE- Ish nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, ish numri dy i Ilir Metës hedh dorashkën e bashkëpunimit drejt Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025

“Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj” tha Braimllari sot në një intervistë në studion e Report Tv.

Pranon se deri tani nuk ka asnjë kontakt por se është i gatshëm të lërë pas 19 vite karrierë politike krah Ilir Metës ta nisi nga zeroja.

Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS' tha ai për gazetarin e emisionit 'Sot live në Shqipëri' Nertil Agalliu.

Gazetari:  Vdekjen e dija që Braimllari të ndahej nga Ilir Meta e LSI-ja?

Endrit Braimllari: Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi.

Gazetari: I vetëm trim në luftë nuk po shkon

Endrit Braimllari: Unë e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë.

Në tetor 2024 mori fund rrugëtimi i Braimllarit në PL. Pas sherreve të vazhdueshme mes njerëzve të Monika Kryemadhit dhe atyre të Ilir Metës, Braimllari i cili ka qenë edhe një nga mbështetësit e Monika Kryemadhit u përjashtua nga kjo strukturë politike nga Komiteti drejtues kombëtar i Partisë së Lirisë. Menjëherë pas kësaj Braimllari kërkoi dhe largimin nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
'Gati të punoj me Ramën', Meta dirigjon sulme kundër Brahimllarit! PL: Sullfaqexhi ordiner, kërmill lëpirës! U mor peng nga SPAK për firmat e paligjshme

Foto e Brahimllarit e publikuar nga zëdhënësja e PL, sipas saj në biznesin e ri që ka hapur!

Ilir Meta ka dirigjuar sulme nga burgu kundër Endit Brahimllarit, i cili në një intervistë për Report Tv tha se ishte gati të bashkëpunonte me PS tashmë që është larguar nga Partia e Lirisë.

Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli në një postim në Facebook ka adresuar sulme të ashpra ndaj Brahimllarit, duke e quajtur ‘sufllaqexhi’ ordiner. Memelli thotë se Brahimllari prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani.

Madje, ajo shkruan se Brahimllari është kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme. Zëdhënësja e PL i bën thirrje Brahimllarit që të dorëzojë mandatin si këshilltar Bashkiak në Tiranë, të cilin e fitoi me siglën e Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë i Jasmira Memelli

Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë.Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullistë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij.

Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!  Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime! PS: Foto e Endrit sufllaqes në biznesin e ri që ka hapur!

Postimi i Jasmira Memellit
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmut Gaxhi Mersepe Çafai: 13/01/2025 17:54

    O Brahimkarr po partia socjaliste vetēm tē jet wc publike qē tē pranoi ty o brahimkarr.

    Përgjigju
  • Genci: 13/01/2025 16:39

    Deri dje ky bajga pwlliste per salen sot na doli i majte

    Përgjigju
  • flori: 13/01/2025 16:20

    SHUME MIRE BERE QE IKE NGA LSI O BRAHIMLLAR,,,,DUHEJBTE KISHE IKUR 10 VJET ME PARE,,,,

    Përgjigju
  • budalli lart: 13/01/2025 15:45

    BREZI RI ME DEMEK...AH MEDET PER KET POPULL QE S'JU NDANE SHUSHUNJAT DHE PROSTITUTAT POLITIKE!

    Përgjigju
  • E verteta: 13/01/2025 15:41

    Brahimii llareve duhet ta kuptoje qe PS nuk i hyn ne pune xhaketat e kthyhera. Vellai i ketij bashubozuku punon per Lali Erin ne Bashki, prandaj ne keto kushte nuk hyn ne pune me as dreqit. Nese PS e quan veten bande, atehere mund te pranoje bandit nga bandat e shpartalkuara.

    Përgjigju
    • Nardi: 13/01/2025 16:10

      Jam dakort qe per kete pjesen e ndryshimit te pllakes nuk kishte pse e bente dhe as do te fitoje asgje! Per sa i perket vellait ky ska vella fare! Une e njoh personalisht ate dhe familjen dhe e di mire qe ska vella ndaj them mos mbase e ke ngaterruar me ndonje tjeter! Sa i perket kesaj qe beri ke hak te flasesh me thene te drejten ☺️.

  • debora: 13/01/2025 15:10

    sa gjynah eshte ai vend : te rinj qe nuk dine te bejne gje tjeter ne jete e jargaviten sa ne nje parti ne tjeter per te dhene "kontribut". Po fole nje here me inatcijte e PS ne Korce : Niko Peleshin, Ilirjan Pendavinjin e Filon ne bashki, se gjate fushates i cove ne prokurori e the se do beje namin e tashti do ulesh te hahsh e pish me ta. A vec ne e dhensh kontributin ne veri me Oltan. E njejta gje me nje tjeter qe po i lepihet politikes socialiste Andi Demo ne Fier, qe sa here ka zgjedhje rehtohet me nje parti apo tjetren. Jetojne jashte gjithe kohes e nuk dine te bejne nje gje se meren me "studime" kallpe, e vjen tashme te shpetoje memedhene, qe as nuk i bie mendja se ekziston. Mire qe keta te dy me ne fund i rane mendjes dhe kaluan me PS, se me ate kane me shume shanse te fitojne dhe te behen pjese e familjes se madhe hajdute.

    Përgjigju
  • shushunjat: 13/01/2025 13:49

    Brahimmllar, kishe mundesine te jepje kontributin tend me forcen politike qe militove, te ishe shembulli i luftes dhe perpjekjeve si perfaqesues i brezit te ri per te spastruar politiken nga te korruptuarit, por ti bere te kunderten - u bere nje me hajdutet qe e rropen kete vend. tani qe LSI iku per lesh - i shtrin doren PS-se qe te japesh gjoja kontributin tend. mos e tradheto mentorin tend Ilir Metaj- merr shembull nga Ted Bilushi- ai ka nevoje per ty dhe shoket e tu me shume se kurre. kaq i pabese je more djale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis