Ish-Prokurori i Hagës,Nice:Gjykata
  Speciale është çështje politike

Ish-Prokurori i Hagës,Nice:Gjykata<br />  Speciale është çështje politike
Prokurori i dikurshëm i Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice, ka deklaruar në Prishtinë se formimi i Gjykatës Speciale për Krime të Luftës është çështje politike. 

Ish – prokurori Nice, pas një ligjërate që ka mbajtur me studentët në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, tha se me formimin e kësaj gjykate, do të pushojnë pretendimet që ekzistojnë.

“Mund të thuhet që nëse e keni gjykatën, pretendimet mund të pushojnë, dhe kjo do të kontribuontemë lehtë në zhvillimet politike. Nëse nuk e keni gjykatën, atëherë mund të ketë ndëshkim nga ana e komunitetit ndërkombëtar edhe do të keni ndoshta më të vështirë të gjeni një gjuhë të përbashkët me Serbinë. Këto janë çështje politike”, tha Nice.

Ai ka shtuar se, ka lexuar raportin e senatorit Dick Marty, dhe siç u shpreh ai, “në te nuk ka pasur asgjë”.

“Nëse ish-liderët e UÇK-së do të preken nga themelimi i kësaj gjykate, varet krejtësisht nga të dhënat që mund të paraqiten në të. Për këtë çështje, unë di pak ose më pak se ju”, tha Nice.

Nice, ka folur para studentëve për përvoja e tij si prokuror në Tribunalin e Hagës për krime të Luftës në ish-Jugosllavi dhe u ka treguar studentëve se si dhe në çfarë mënyre duhet të mblidhen të dhënat për raste kur kanë të bëjnë me krime të renda.

Ai tha se edhe në gjykatat ndërkombëtare ka ndikime nga politika.

Ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e Veçantë apo Speciale, fillimisht ishte prezantuar se ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Themelimi i Gjykatës Speciale po bëhet në vazhdën e thirrjeve të faktorit ndërkombëtar i cili kërkon që Kosova të zbatojë këtë obligim që ka marrë përsipër.

Marrëveshja ishte arritur përmes një letërkëmbimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë evropianeCatherine Ashton në prill të vitit 2014, ku përveç vazhdimit të mandatit të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit - EULEX, ishte aprovuar edhe themelimi i Gjykatës Speciale./REL/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)