Ish pronarët, nis shqyrtimi i dosjeve
me trashëgimtarët, afatet

Ish pronarët, nis shqyrtimi i dosjeve<br />me trashëgimtarët, afatet
Prej dy ditësh Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e dosjeve për trashgimtarët e shpronësuar. Për këtë arsye ATP thotë se të gjithë ish pronarët e shpronësuar apo personat me prokurë duhet të paraqiten pranë agjencisë për të shqyrtuar dosjet.

Agjenci e Pronave thotë se tashmë ka një kalendar për tu paaqitu pranë kësa agjencie, për çdo qytetarë nga çdo rreth. Ndërkohë burime të gazetës sqarojnë se janë 11 mijë dosje të cilat pritet të shqyrtohen.
 
“Duke filluar nga data 3 prill, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet si më poshtë: Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do të kryejn takimet me subjektet e autorizuara cdo ditë të hënë nga ora 09.00-15.00.

Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të martë nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të enjte nga ora 09.00-15.00.

Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të premten nga ora 08.00-14.00. Në rast plotësim dokumentacioni të dosjeve/praktikave përkatëse për çdo ditë tjetër që nuk i përket grupit të punës në ditën e përcaktuar sa më lart, mund t`i depozitojë pranë Sektorit të Mardhënieve me Publikun ose më postë.

Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes/praktikës si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t`ju kthehen në adresë të subjektit. Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Përgjegjësi i Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për njohje Pronësie, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse”, - thotë Agjencia e Trajtimit të Pronave.
 
Kërkesat
Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht.

Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure:  Nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar. Të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit.

Në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.Subjektet që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë do të përfitojnë kompensim nga ky fond, sipas kësaj procedure: Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Minnesota shkatërron kampionët e Denver, New York fiton gjysmëfinalen e parë kundër Indiana

NBA/ Minnesota shkatërron kampionët e Denver, New York fiton gjysmëfinalen e parë kundër Indiana