Ish -të përndjekurit, Kushtetuesja:
S’ka shpërblim për vepra penale

Ish -të përndjekurit, Kushtetuesja:<br />S’ka shpërblim për vepra penale
Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë dhe Shoqata e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë nuk kanë mundur të fitojnë ndryshimin, nga Gjykata Kushtetuese, e një klauzole të ligjit për dëmshpërblimin, për arsye se kanë kaluar afatet ligjore për ankesën, Kjo klauzolë përjashton marrjen e dëmshpërblimitpër të gjithë ata persona, që rezulton të kenë kryer veprime, duke dëmtuar jetën e të tretëve, gjatë periudhës nga 30 nëntori i vitit 1944 deri në 1 tetor 1991.
Dy shoqatat kanë kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të shkronjës "d" të nenit nr.4 të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar me nenin 3 të ligjit nr.10111, datë2.4.2009. Ato u japë referuar edhe Protokollit nr.7 të Konventës europiane të të drejtave të njeriut, Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Pakti Ndërkombëtarlidhur me të drejtat civile dhe politike), etj.

LIGJI
Ky ligj ka për objekt dëmshpërblimin financiar të ishtë dënuarve politikë, familjarëvetë viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht për motive politike,si dhe të internuarve ose të dëbuarve. Ligji ka përcaktuar kriteret, për të përfituar dëmshpërblim, njëri prej të cilëve është që, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, tëmos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë.Amendimet e mëvonshmekanë përcaktuar edhe një afat për këtë përjashtim. Konkretisht, personi nuk duhet tëketë bërë asnjë veprim që cenon jetën e të tjerëve në periudhën 30.11.1944-1.10.1991. Sipas të përndjekurve, një numër i konsiderueshëm shtetasishqë i përkasin shtresës të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, mund tëndëshkohen për të dytën here lidhur me një vepër penale tëkryer para një periudhe 20 deri 65 vjeçare. Po kështu, sipas tyre, kjo cenon barazinë para ligjit, se prodhon efekte vetëm mbi një kategori të caktuarshtetasish të kësaj shtrese, duke i vendosur ata nëpozita diskriminuese. Po kështu, ata thanë se dëmtimi i jetës së tjetrit mund tëndodhë edhe në kushte të tillasi pakujdesia, kapërcimi I kufijve të mbrojtjes sënevojshme, gabim në object (rast fatkeq) etj.

KUNDËRSHTIMI
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, ka kërkuar para Kushtetueses rrëzimin e kërkesës, duke u mbështetur në arsyetimin se kërkesa objektgjykimi është paraqitur para Gjykatës Kushtetuese jashtë afatit të përcaktuar. Po kështu, edhe Këshilli iMinistrave, nëpërmjet përfaqësuesit të tij, duke kërkuarpo rrëzimin e kërkesës, tha se kërkimi për antikushtetutshmërinë e kritereve ka kaluar afatin 3-vjeçar, të parashikuar në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë".

VENDIMI
Gjykata, bazuar në datën e regjistrimit të kërkesës, pa iu futur themelit të pretendimevetë parashtruara nëkërkesë, ka vendosur njëzëri rrëzimin e kërkesës për tejkalimtë afateve kohore tëparaqitjes së saj. Si pasojë,mbetet në fuqi një klauzolë lehtësuese për buxhetin e shtetit,që përjashton ngashpërblimi për persekutimin ata persona që mund të kenë kryer vepra të tjera penale. Vendimi është i formës sëprerë dhe ka hyrë në fuqi, pasi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

(aq/shqiptarja.com)










  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike