Këngëtari Sherif Merdani, ish-i dënuar politik shprehet se nën qeverisjen socialiste ka mundur që të marrë 4 këste e dëshmpërblimit për vuajtjet që ai ka përjetuar në sistemin diktatorial, nga dy këste që kishte marrë gjatë 8 viteve të shkuara të qeverisjes së Partisë Demokratike.
 
Ai ka falenderuar qeverinë shqiptare për këtë vlerësim që po u bëhet ish-të dënuarve politikë.
 
Nga viti 2005 deri në 2013 kam marrë 2 këste ndërkohë që duhet të merrnim 8 këste.
 
Nga 2013 deri tani në 2016 kemi marrë 4 këste. Unë shpreh mirënjohjen time për qeverinë që deri tani kemi marrë katër këste
” deklaroi këngëtari përmes një video qe vete kryeministri Rama e ka publikuar ne rrjetin social Facebook.