Projektligji i ri i qeverisë rihap aplikimit për të marrë dëmshpërblimin për ish të përndjekurit politik. Qeveria ka vendosur që të pranojë aplikimet dhe dosjet e të gjithë atyre ish të dënuarve që nuk aplikuan dot në kohë.

Në këtë mënyrë Këshilli i Ministrave ka vendosur si afat datën 31 dhjetor të 2017-s, në mënyrë që trashgimtarët e ish të dënuarave të mund të aplikojnë përsëri për të përfituar.

Gjithashtu qeveria ka vendosur që për ato dosje të cilat janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, të quhen të vlefshme dhe të futën në listën e atyre që do të marrin dëmshpërblim.
 
“Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën, me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë.

Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik, i cili bën pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore.

Sipas këtij ligji, ish-i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës pas datës 31.12.2017.

Aplikimet e paraqitura në Ministrinë e Drejtësisë pas datës 1.7.2009, nga subjektet e kategorisë parësore, konsiderohen të vlefshme. Ministria e Drejtësisë fillon procedurën e shqyrtimit administrativ për kërkesat për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, të paraqituara nga subjektet e kategorisë parësore, pas datës 1.7.2009”, - thuhet në projektligjin e ri të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.
 
I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991; b) heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike; c) të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht; ç) të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar; d) sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.

Readaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com