Përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë kanë protestuar paraditën e kësaj të mërkure, përpara Gjykatës së Lartë.
Ish-të përndjekurit kërkuan largimin nga sistemi i drejtësisë të gjykatëve që kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.
Ata i bënë thirrje kryeministrit Rama që t'i mbajë larg drejtësisë së re, këta kamikazë të së kaluarës, siç i quajtën ata gjyqtarët dhe prokurorët që kanë shërbyer gjatë diktaturës.
"
Reforma në drejtësi duhet të pastrojë dhe të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë të gjithë ata gjyqtarë, prokurorë të diktaturës komuniste të cilët janë përfshirë direkt në shkeljen e dhunimin direkt të lirive dhe të drejtave të njeriut. Këta prokurorë, gjyqtarë, që kanë 25-vite që e shkatërruan këtë sistem drejtësisë, duke korruptuar dhe duke degraduar në mënyrë sistematike. Nuk mund të ketë dy standarde z.Kryeministër, në një sistem demokracie, ata që krijuan dhe depërtuan në administratën shtetërore korrupsionin, këtë krim që po i merr frymën shoqërisë dhe e kanë paraqitur kombin tonë me imazhin më të keq në Europë. Ka tre vite që kjo mazhorancë nuk pranon në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë, por i lë vendet vakant që të mbajë militantët e Partisë Socialiste. Z.Kryeministër, Gjykata Kushtetuese për një militantin tënd besnik, ish-prokurorin, tani anëtar i Gjykatës së Lartë pa mandat, Ardian Dvorani, e mbani në Gjykatë dhe e paguani me taksat e qytetarëve shqiptarë", u shpreh ish-i dënuari politik, Besim Ndregjoni.
Ish-të përndjekurit theksuan se do të ngrihen në protesta për përjashtimin e gjyqtarëve që pretendohet se kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.
"
Do të ngriheni në protesta të fuqishme, derisa të shporren njëherë e përgjithmonë nga drejtësia shqiptare këta ish-diktatorë, kriminelë të diktaturës që i la diktatura si mbeturina të saj", tha Fatmir Hoxha, ish- i burgosur politik.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52