TIRANE- Qeveria miraton masën e pensioni të parakohshëm për ish-ushtarakët. Sipas vendimit asnjë ish-ushtarak nuk do të marrë më pak se 14.586 lekë, duke filluar nga data 1 gusht. Ky përfitim përfshin dhe kompensimet që mund të marrin ish-ushtarakët.
Vendimi përcakton se kjo e ardhur do të jetë si për personat që marrin sot pensionin dhe për ata të cilët do t’u llogaritet pas kësaj date. “Të ardhurat minimale të personave, që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, dhe kompensime vetjake, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 586 lekë në muaj”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Llogaritja e pensionit do të bëhet me ligjin që është miratuar në vitin 2009 dhe me aktin që ka miratuar ish-qeveria Berisha në 2010-n.
/Shqiptarja.com