Ish-zëri i kryeministrit Berisha njëherësh dhe ish- Miss Fotozhenia në konkursin e bukurisë Miss Albania, Juela Meçani është paditur nga ish-bashkëshorti i saj Dritan Haxhiraj. Padia civile është depozituar në 24 shtator 2014. Nëpërmjet kësaj padie kërkohet pjestimi i pasurisë bashkëshortore, për pasuritë: apartament nr.1 me sipërfaqe prej 93 m2, kati parë, shkalla e parë, e ndodhur në godinën 7-8 katëshe, Rr.'Irfan Tomini',sipas vërtetimit për dokument hipotekore. Një dyqan të përbërë prej 29.5 m2 i ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, pallati 7-8 katësh, sipas vërtetimit për dokumentit hipotekore dhe tre llogarive bankare në tre banka.