TIRANE- Erdet Çapoku ka pranuar vrasjen e kunatës së tij dy ditë më parë në Paskuqan, ndërsa gjykata vendosi që ta kyçte në qeli pa afat 34-vjeçarin. Para gjyqtarit Lazer Sallaku, ai është shprehur se nuk e mban mend ngjarjen, por pranoi krimin duke deklaruar se nuk është në gjendje që ta rikujtojë.
Por cila ishte arsyeja që e shtyu drejt këtij akti të rëndë? Erdet Çapoku tha se investoi për kunatën dhe mbesën, teksa vëllai i tij ishte në burg për drogë, por ato nuk e kishin mbështetur. “Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen që kam kryer. Unë kam investuar edhe me të ardhura në lekë për kunatën dhe mbesën time, por ato nuk më kanë mbështetur asnjëherë. Kjo ka qenë edhe mosmarrëveshja që ne kemi pasur me njëri-tjetrin. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi se çfarë ka ndodhur atë natë” tha ai.
Në sallë në momentin e dhënies së vendimit nuk ka pasur asnjë familjar të tij, të cilët e kanë braktisur. Erdet Çapoku kishte marrë avokat Arben Gramon, por për faktin se ai nuk kishte ardhur, gjykata caktoi një kryesisht, Maringlen Metën, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. Avokati kërkoi 30 ditë burg deri në aktin e ekspertimit të gjendjes së tij mendore, por gjykata e rrëzoi duke pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg pa afat.
Report Tv mëson se pas ngjarjes Erdet Çapoku ka shkuar në shtëpinë e kushëririt në Laprakë. Derën e shtëpia ia ka hapur vëllai i kushëririt, ndërsa autori i ka thënë që të fshihte biçikletën me të cilën shkoi. Ndërkohë që në këtë moment, djali i dajës i ka thënë se ka vdekur kunata, por Erdet Çapoku është shtirur sikur nuk dinte asgjë. "Uaaa ka vdekur jo?!!!" mësohet se reagoi 34-vjeçari.
Ndërkohë që Elton Çapoku, burri i viktimës, pra vëllai i autorit, që ndodhej në burg duket se e kishte parandjerë ngjarjen e rëndë, pasi në një nga vizitat që i kishte bërë i vëllai tjetër Ervini në dhjetor para festave, ai i kishte thënë që "Me nusen time merrem vesh vetë unë, nuk ka punë me nusen dhe vajzën time ai (Erdeti) se do të na bëjë ndonjë të padëme".
Në orët e vona të 9 Janarit, Erdet Çapoku teksa ndodhej në gjendje të dehur, shkelmoi derën në banesën ku jetonte Enkeleda Çapoku, nusja e vëllait të tij së bashku me të ëmën dhe vajzën 17 vjeçe, duke masakruar me thikë e me bishtin e sqeparit 38-vjeçaren. 34-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
VIDEO/Momenti kur gjyqtari jep masën e sigurisë
Viktima Enkeleda Çapoku dhe Erdet Çapoku
Kush vret grate te denohet me burgim te perjetshem.
PërgjigjuNuk e kuptoj pse i mbani ne burg keta monstra futini nga nje plumb ose varini qe te bjere vendi ne qetesi.
Përgjigju45 vite qeli/izolim...!!!