'Isha e vetme', Fifi rrëfen periudhën e vështirë në jetë

'Isha e vetme', Fifi rrëfen periudhën e vështirë në jetë

Fifi është kantautorja shumë e dashur, e cila mbajti premtimin publik thënë në mars të këtij viti, për t’u rikthyer në “Kënga Magjike”. Ndër vite artistja ka sjellë rryma të ndryshme muzikore, po duke shkëlqyer në pikën e saj të fortë, baladat.

Edhe kësaj here nuk ka se si të mungojë magjia e një balade. Fifi u prezantua me këngën “Jeta jem”, e cila premton të jetë një nga baladat më të fashme të artistes. Në intervistat e rralla, apo në postime të ndryshme në “Instagram” ajo nuk ngurron asnjëherë së foluri për jetën e saj private, ku përpiqet përherë të ketë nga një kujtim për partnerin dhe djalin e saj. Vlen të theksohet se Fifi për hir të dashurisë dhe fazës së re në jeten e saj, dedikoi dhe një album me 9 këngë të dashura për secilin nga fansat e artistes.

Fifi rrëfeu në Tv Klan për ndjesitë që fshihen pas krijimit “Jeta jem”. Specifikisht ajo u shpreh: Jeta jem ështeë një këngë që e kam shkruar në një periudhë ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë. Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë.

Fifi në këtë këngë i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i kërkojë dashuri dhe respekt. E kjo vjen si një thirrje e Fifit për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest