Blogerja Armina Mevlani si rrallë herë ka folur për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo tregoi se ka qenë lidhja e saj e parë serioze dhe ishte një vajzë shumë naive përpara se Shkëlzeni të shfaqej në jetën e saj.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, tha ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

Duke folur rreth “përplasjes” së saj me realitetin i dha një këshill edhe të gjitha vajzave të reja.

“Ajo që unë do ti thoja vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës time është që të besojnë shumë pak, të tregohen shumë të zgjuara dhe të jenë shumë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë “mos tregoni rrogën, jetën intime dhe projektet e ardhshme”. Sidomos dhe projektet e ardhshme kanë qenë diçka që mua më është sabotuar për shkak se unë kam folur me të tjerë në lidhje me plane, projekte ose gjëra të mia personale. Ndoshta unë e kam ndier më shumë sepse jam person publik sepse dikush tjetër ndoshta edhe s’do iu kishte marrë vesh, por kështu funksionon”, tha ajo.