Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pak orë nga zgjedhjet vendore ironizon Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Ai thotë se vetëm ambasada Ruse nuk e njeh 30 qershorin, duke iu referuar reagimeve nga ambasadat e shteteve perëndimore që janë shprehur se do t’i njohin këto zgjedhje, dhe ironizon Bashën për lobim në SHBA, që u mor i pandehur në Shqipëri nga prokuroria e Tiranës.  “Zyrtarisht vetëm ambasada Ruse, nuk njeh 30 qershorin! S’ka faj. Hodhi shumë lek…”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.