Teksa situata është e tensionuar në veri të Kosovës, nuk kanë mbetur pa u prekur edhe artistët. Së fundmi, në në postim në Instagram të Fifit, e cila promovon projektin e ri muzikor, këngëtarja u përball me një koment që nuk i pëlqeu aspak.
“Ishalla ju futet Serbia t’ju lë shtatzëna”, shkroi një komentues ndërsa Fifi zgjodhi që t’i jepte përgjigje publike.
“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, ka shkruar Fifi në reagimin e saj.

Komenti i ndjekësit
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
85.6%
-
Jo
9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1339
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karikaturë
29 Shtator, 14:20
-
Rashiç: Më vjen turp që Vuçiç është president i Serbisë
29 Shtator, 13:09
-
Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja
29 Shtator, 11:56
-
VIDEO/ Policia e Kosovës bastis restorantin e gruas së Radojiçiç, konfiskohen disa makina luksoze
29 Shtator, 11:12
-
Sulmet terroriste në veri të Kosovës, mediat ruse mbështesin Serbinë: Një ngjyrë, një besim, një gjak
29 Shtator, 10:22
-
A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?
29 Shtator, 09:27
-
Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit në liqenin e Ujmanit
29 Shtator, 09:07
-
Sulmi në Banjskë, dorëhiqet nënkryetari i Listës Serbe! Raidoiçiç e pranon: Isha për t'i bërë rezistencë regjimit të Kurtit! NATO dërgon trupa shtesë për KFOR-in
29 Shtator, 08:13
-
VIDEO/ 'Qysh i kam llafet e Serbisë?' përplaset ashpër analisti dhe ish-të burgosurit politik: Të kap për fyti
29 Shtator, 07:45
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vuçiç: Serbia do të hetojë! Nuk duam luftë, shkaku i gjithë problemeve është Kurti
28 Shtator, 22:05
-
Analistët: Bashkimi Evropian duhet ta rimendojë kornizën e dialogut Kosovë-Serbi
28 Shtator, 21:38
-
'KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun', këshilltarja e Kurtit reagon për deklaratën e Ramës: Heshtja e tij, ndihma më e madhe për Kosovën
28 Shtator, 14:49