'Ishalla na e largon zoti.. Unë nuk dal po tha kryeministri' - Shpërndahen ndihma për të moshuarit e vetmuar (VIDEO)

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, pushteti vendor ka nisur shpërndarjen e ndihmave me ushqime për familjet në nevojë, por edhe për ata që ende po qëndrojnë në çadra si pasojë e prekjes nga tërmeti i 26 nëntorit. Përfaqësuesit e bashkive u kanë dorëzuar paketat ushqimore të moshuarve.

Një video e publikuar nga kryeministri Edi Rama shfaq ndihmat që po jepen në të gjithë Shqipërinë, ku nuk mund të mos bien në sy emocionet dhe përlotjet që përjetojnë të moshuarit e vetmuar kur dikush kujtohet për ta. "Ishalla na e largon zoti", thonë kur u flitet për masat që duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që po rrezikon gjithë shoqëritë. Ndërkohë një tjetër i moshuar në qytetin e Lezhës kur merr porositë për të mos dalë nga shtëpia dhe të bëjë kujdes, përgjigjet me batutë: Unë nuk dal po tha kryeministri

"Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Informacion nga operacioni humanitar qe do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës. Nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin! Prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju", shkruan Rama teksa shpërndan videon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Koronavirusi/ Bashkia Fier në ndihmë të moshuarve, shpërndan ushqime e ilaçe nëpër shtëpi

Në mbështetje të nismës së qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve nga shtëpia, qoftë edhe vetëm për të psonisur, bashkia Fier me ekipet e saj u ka ardhur në ndihmë gjatë 24 orëve të fundit 173 pensionistëve dhe grupeve të riskuara, duke u shërbyer me ushqime, ilaçe, detergjentë e pensione, në rastet kur ata kanë nevojë e nuk kanë të afërm pranë.

Ka qenë një punë e kordinuar mes bashkisë Fier me Shërbimin Social Shtetëror, DRSH dhe  Postën Shqiptare. 

14 ekipe operojnë në bashkinë Fier duke marrë në telefon të gjithë pensionistët që rezultojnë të vetëm dhe invalidët për tu ardhur në ndihmë me blerjen e ushqimeve apo mediakamenteve, me qëllim që ata të mos dalin nga shtëpia duke qenë të riskuar.

Mbi 50 ekipe të shpërndara në të gjithë territorin e bashkisë nisen për të kryer këtë shërbim tek familjet që kërkojnë ndihmë, duke përmbushur kështu kushtin kryesor të mbajtjes larg rrezikut të infektimit me COVID -19 të kësaj kategorie më të riskuar.

Bashkia Fier bën vazhimisht thirrje pensionistëve dhe invalidëve që në rast se u duhet shërbim për të blerë ushqimet, mediakamentet apo pensioni të njoftojnë dhe menjëherë do të jenë ekipet e terrenit që do ua cojnë ato në shtëpi duke respektuar të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'