Ish-deputeti demokrat: Arsyet se përse 'strategjia' e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolaps

Ish-deputeti demokrat: Arsyet se përse 'strategjia' e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolaps

TIRANE-Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu kritikon strategjinë e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit. Në një postim të gjatë në Facebook, ai liston arsyet se ku sipas tij është gabuar dhe cfarë duhet të ishte bërë ndryshe për të ndaluar përhapjen. "Jo per “panik”, kjo “strategji” po na con ne kolaps, kujdes!

Katerciperisht jo i pershtatshem qendrimi ndaj kornavirusit ne vendin tone, qe prej janarit me humbje kohe, ammulli ne strategji e terren; duhet ndryshuar kursi sa nuk eshte teper vone (vone jemi).

Aktualisht shpallja e “pandemise” nuk do te thote te ndryshoje qendrimi ndaj dedektimit e trajtimit te cdo rasti, te lehte apo te rende, kjo nuk ka te beje me betejen ne terrenin tone, ajo ka te beje me perhapjen boterore te infeksionit, cdo vend merr masat e tij ne lufte, pra:

— Mos u fshihni mbas OBSh e ketyre percaktimeve, direktivat e saj jane shume te pergjitheshme e bazale, qe te jene te vlefeshme edhe per Afriken Qendrore edhe per Gjermanine, mekanizmat, strategjite, taktikat lidhen me secilin.

—Krijoni menjehere qendra laboratorike edhe jashte e larg ISHP, vetem ajo nuk po e perballon dot e do te gaboje, pajisini ato me aparature e kite.

Termi pandemi nuk ka te beje me reduktimin e ekzaminimeve ne raport me perhapjen, eshte shume e gabuar ta interpretoni keshtu, perkundrazi.

—Mos u bazoni vetem te 127, po ben kolaps, nuk ka kapacitet per kete “loje” kaq te madhe. Fusni ne “loje” lojtarin kryesor, mjekun e familjes e paresorin, duke e instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtese e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit per 24 ore me pacientet.

—Pandemi nuk do thote qe te lesh te infektuarit ne shtepi e as te koncentroheni vetem ne Tirane ku kolapsi na pret, pra aktivizoni repartet infektive me 25-30 ne cdo qark e sa me poshte.

—Pandemi nuk do te thote te heqesh dore nga karantinimi shteteror, pra te shpallesh kolapsin e shtetit, duke pasur vetem nje te tille ne Durres qe do “pelcase”, do te thote qe te krijojme nje rjet te tille ne te gjithe territorin.

—Ndoshta me e rendesishmja per fazat qe do te arrijne eshte “Fuqizoni Terapite Intensive” kapacitet e varfera te te ciles jane aktualisht te ezauruara, aktivizoini ato jo vetem ne Tirane, qe nuk do te mund te perballoje nevojat mbas pak (qofsha i gabuar), duke importuar urgjent se paku pajisjet e plota per mbi 200 poste te dedikuara.

Perseritja e ketyre nuk demton, perdorja kercenueses e akuzes “panik”, jo vetem nuk garanton asgje, perkundrazi te le te biesh ne..." shkruan Shehu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 12/03/2020 18:16

    Ky virus sherohet me preshin e lushnjes ......

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 12/03/2020 18:08

    Cfare virusi paskan qene keta te pd ore,vetem panik duan qe si si te perfitojne,cfare monstrash o zot.

    Përgjigju
  • ERP: 12/03/2020 17:47

    Ikni mor mostra nos tu shohim surratin e qelbur. Ne vend qe te ngrini moralin beni propagande. Qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip