Ish-deputeti i LSI: Nuk është koha për politikë, por a vritet koronavirusi me mitralozë?

Ish-deputeti i LSI: Nuk është koha për politikë, por a vritet koronavirusi me mitralozë?

Makinat e ushtrisë dje në rrugët e Tiranës

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo në një postim në Facebook kritikon qeverinë që vendosi që të nxirrte në rrugë ushtrinë me autokolona dhe mitralozë. Ndryshe nga dje, sot arma e vetme mbi blindat e ushtrisë ishte megafoni, pasi mitralozi u çmontua.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos
Apel qeverisë! Respekt dhe nderim të thellë për forcat e armatosura, punonjësit e policisë së shtetit, dhe sigurisht heronjtë e heshtur të këtij vendi, bluzat e bardha, të cilët po përballen në frontin e parë të kësaj beteje të vështirë. COVID-19 është një vrasës shkatërrimtar që nuk pyet për ngjyra politike. Ai merr jetë njerëzore e shkakton kriza të jashtëzakonshme si kjo që ka prekur mbarë globin, ndaj nuk është koha për të bërë politikë. Me t’u ndalur kjo pandemi, duke uruar që të ndodhë sa më shpejt, ka shumë cështje të rëndësishme me të cilat politika duhet të merret me se s’bën e menjëherë dhe urgjentisht pas kësaj situate, pasi vendi ynë përvec kësaj pandemie vrastare prej vitesh po përjeton edhe kriza kushtetutese, institucionale, politike dhe ekonomike, dhe po vuan nga shpopullimi me shifra të frikshme.

Por sot nuk është dita për këto. Dita për të folur sërish për këto plagë të thella do jetë menjëherë pas kalimit të kësaj situate emergjente. Të cilën ne do e kalojmë. Të cilën ne do e fitojmë. Pasi forca dhe vullneti njerëzor triumfon mbi cdo armik të dukshëm apo të padukshëm. Sot unë dua të apeloj, përtej politikës, por shtyrë nga vetëdija dhe dëshira mbi ligjshmërinë dhe sundimin e ligjit në vendin tonë, sidomos në këtë kohë të vështirë. Unë mbështes të gjitha masat e marra për të kufizuar të drejtat e qytetarëve. I apeloj të gjithë njerëzve t’i respektojnë këto masa, të qëndrojnë në shtëpi e të mbrojnë jetën e tyre, të afërmve, dhe të komunitetit. Por, ndërkohë, i apeloj qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të sigurojë që të gjitha masat e vendosura të bazohen mbi ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Përse duhet që forcat ushtarake të dalin të armatosur në rrugët e qyteteve tona? A vritet e luftohet me armë COVID-19? A vritet me mitralozë ky armik i padukshëm? Dhe cili ligj e lejon këtë? Paligjshmëria është një rrezik për një shoqëri. Në raste ekstreme qeveritë demokratike marrin masa ekstreme por të mbështetura në ligj, ndërkohë që qeveritë e tjera të papërgjegjshme reagojnë ekstremisht pa asnjë mbështetje ligjore. Sot, ne duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar këtë pandemi e për ta cliruar vendin nga ky armik i padukshëm por që shuan me shpejtësi jetën e njerëzve. Por do jemi edhe më të bashkuar nëse të gjitha masat do bazohen mbi ligjin dhe Kushtetutën e vendit, pasi asgjë e mirë dhe konstruktive nuk vjen nga paligjshmëria pavarësisht qëllimit.

Thënia e Makiavelit, “qëllimi justifikon mjetin” ka frymëzuar vetëm diktatorët dhe jo shtetet demokratike. Ndaj duhet menjëherë shpallje e emergjencës kombëtare, të përcaktohen masat të bazura mbi ligje dhe mbi nenet 173,174,175 të Kushtetutës, të ketë transparecë me qytetarët për zbatimin e planit financiar, dhe një bashkëpunim i gjithëanshëm i të gjithë aktorëve në vend. Ne nuk duhet të harrojmë që nuk jemi vetëm. Vendi ynë ka shumë miq dhe aleatë të fortë, sic është SHBA, e cila pak ditë më parë u zotua se do shpenzojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar vende në nevojë si Shqipëria. Le të marrim shembull nga ky vend mik, nga vendi më demokratik në botë, e cila edhe pse po ndërmerr masa të rrepta në vendin e saj, i ka bazuar të gjitha ato mbi ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndaj edhe Presidenti Trump shpalli zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare. I apeloj qeverisë shqiptare të ndjekë këtë shembull dhe të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës. Në krizat më të mëdha ligjshmëria duhet të jetë edhe më e fortë dhe sundimi i ligjit duhet të jetë udhërrëfyes për ne të gjithë. Ne do t’ia dalim. Forca dhe vullneti njerëzor triumfojnë gjithmonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petja: 22/03/2020 21:40

    Vangjo ka frike se duke qene se eshte virus per kete popull,ushtria I ngateron

    Përgjigju
  • Tosi: 21/03/2020 18:07

    O Vangjel nuk po e rruan kush per ne o plako, nuk e sheh se jane dorzuar gjthe shtetet, cfare po te bezdis ushtria ty, apo e ke mendjen tek kushtetuta, rri o plak rehat se nuk ta var njeri

    Përgjigju
  • E majta: 21/03/2020 18:05

    Tava prishur e LSI forcat e armatosura dalin me uniformen, pajimet e veta dhe simbolet kombtare ne uniforme, injorant po do ik sherbe aty ku duhet te sherbesh.

    Përgjigju
    • Ermal: 23/03/2020 01:05

      O Gjel Tava eshte ne dotacion te ushtarit arma o pall.mos Kij frik do te vij dhe ty momenti qe do japesh llogari.ok malaga palikari?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë