Ish-deputeti 'Kaubojs' sulmon Metën: Parazit! Tallë leshin me shqiptarët që u ka vjedhur floririn, tani vjedh batutat (VIDEO)

Ish deputeti, Eduart Ndocaj ka ironizuar Presidentin Ilir Meta me anë të një videoje të shpërndarë në rrjet. Ditën e djeshme Meta shpërndau një video ku këshillonte shqiptarët se në det është më mirë se në pishinë duke hedhur edhe një 'ngacmim' për Ramën. Ky i fundit ditën kur presidenti Meta po e priste në zyrë kreun e qeverisë nga ora 05:00 të mëngjesit, nuk shkoi, por zgjodhi që të bënte not në një nga hotelet shumë pranë Presidencës, fakt që u evidentua nga kreu i shtetit në konferencën për shtyp, kur dekretoi 13 tetorin si datën tjetër të zgjedhjeve vendore.

Ndërsa nga ana tjetër Ndocaj akuzon, Metën se po i vjedh shprehjet Nard Ndokës.

 “Presidenti LSI Ilir Meta tallet me qytetarët që skan mundësi me ba asnjë ditë plazh, po ky parazit i vetshpallur hero apo patriot falls nje maskara president, tallë leshin me shqiptaret që u ka vjedh floririn , banken e shqiperis bashk me Fullanin, pasurit komtare,kromin e bulqizes , bregdetin dhe shpresen per te jetuar ne shqipëri, tani i ka vjedh batutat edhe Nard Nokes. Meta, tha se eshte me mire ne det se ne pishin uje”, shkruan Ndocaj.
 
"Për herë të parë Presidneti ka fol mire qenka më mir ëmë shku në plazh në det se në pishinë qenka uji shumë ma i pastër. Bravo Ilir!" ka thënë ai në video.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat