Ish-deputetja bëhet nënë/ Kryemadhi: Do jeni gjithmonë të pandara, edhe në ditët me diell, dhe në ato të zymta me shi

Ish-deputetja bëhet nënë/ Kryemadhi: Do jeni gjithmonë të pandara, edhe në ditët me diell, dhe në ato të zymta me shi

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Greis. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka uruar ish-deputeten duke sjellë në vëmendje edhe raportin me vajzat e saj. Kryemadhi thotë se tashmë Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara.

"Klajda u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. 
Ne të duam shumë"
, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire: 01/08/2019 19:06

    Kujt i plasi po te tjeret jane kafshe spo ka kohe qe nuk ndihet dhe po ben sikur po i bi menja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje