Zoje Jakaj apo Xhoi Jakaj, emri që përdor në rrjetet sociale ish-drejtoresha e burgut të grave i ka habitur të gjithë me postim të sajin në rrjetet sociale.

Pasi la drejtimin e burgut të grave, Jakaj vazhdon punën si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Kamzës e paralelisht me këtë vijon pasionin për poezinë.

Por ndjekësit e saj janë irrituar jashtë mase kur ka postuar një poezi të ngjajshme me atë të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ata e kanë akuzuar për plagjiaturë, ndërsa Xhoi është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte që Ismail Kadare paska një poezi me emrin “Kristal”.

Poezia e Kadaresë dhe plagjiatura e Xhoi Jakajt

Pasi ka replikuar me ndjekësit Jakaj i ka fshirë replikat nga profili i saj në Facebook.

Replika e Xhoi Jakajt me fansen e saj

 Ish-drejtoresha e Burgut të Grave është njëkohësisht edhe e ëma e modeles së njohur, Oriola Marashi.

Modelja Oriola Marashi