Vetëm 2 muaj pasi ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg për vjedhje, pasi dyshohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, bashkëshorti i saj, Fetah, është promovuar në poste drejtuese në Bashkinë e qytetit bregdetar.
Fetah Mataj prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, ndërsa siç thonë burime për Shqiptarja.com, tashmë ai është emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
Këtë pozicion, Mataj e ka marrë vetëm pak ditë më parë dhe rritja në detyrë erdhi pas skandalit në Postën e Durrësit në të cilën u përfshi bashkëshortja e tij, e cila i nxirrte paratë më thasë të zinj.
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, ndodhet në burg, e dyshuar se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kanë dokumentuar 11 raste kur thasët me para përfundonin në zyrën e ish-drejtoreshës, ndërsa në sistem fondet regjistroheshin si të dërguara në dy degët. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Mir ka ber qe ka vjedhur,po kur vidhte Saliu ju vinte mir ju.?
Përgjigju-
Cfar mendje qe paske, as italia ste paska sjell ne vete. Sipas teje te na vjedhin te gjithe se ka vjedhur njeri
-
-
Skandal !!
Përgjigju -
AJO MUND TË THOTË SE IKA HUMBUR NË KAZINO.... POR FAMILJ3S SË SAJ TË HETOHET 3 BREZA DERI SA TË KTHEJË 700 MIJË EUROT DHE INTERESIN PËR VONESËN E KTHYER E TI KONFISKOHET ÇDO SENDE E PRONË ...... PËR DËMIN E SHKAKTUAR SHQIPTARVE.
Përgjigju -
Te rroje rilindja. Hajdutet me te medhenj ne Europe
Përgjigju -
Gjithe ai qytet dhe PS nuk paska asnje djale me shkollë dhe te ndershëm, por ka mbet ne dore te kësaj familjeje hajdute??? Çudi
Përgjigju-
Cudi eshte nese nuk do u vinte ai po nje tjeter, i ngjisin Rames keto se me keto allazegjinera e mban pushtetin bej aheng shit shqiperine ke mjeshtrat izraelit; populli nuk be ze se kane halle te tjera big Brother Ferma Vip etj
-
-
cdo gje e mundur sa te jete Rama ne pushtet
Përgjigju










Komente
Komento