Një javë pasi u rrëzua avioni italian në fshatin Gotull, policia e Durrësit ka sekuestruar 300 kg kanabis në një banesë në të njëjtën Njësi Administrative, por në fshatin Rrotull në Ishëm, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharje dhe magazinimin e lëndës narkotike.
 
Pronari i banesës Besmir Agasi është shpallur në kërkim, ndërsa është proceduar penalisht një 32-vjeçar, i cili është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 punëtorë, të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e pronarit Besmir Agasi që është në kërkim.
 
Në banesë janë gjetur edhe sekuestruar përpos 300 kg kanabis edhe furgoni që transportoheshin punëtorët për kultivimin e kanabisit dhe një mjet tip Peugeot, po në pronësi të 32 vjeçarit me inicialet A.Ll. banues në Hamallaj.
 
Policia vazhdon punën për arrestimin e autorit Besmir Agasi, që kishte ndërtuar laboratorin duke punësuar 13 persona, ndërsa  materialet i kaluan për veprime të mëtejshme.
 
Para pak ditësh në Ishëm u rrëzua një avion italian, ndërsa piloti Gudio Guidi deklaroi se kishte ardhur për të transportuar 200 kg kanabis në rrugën e dytë, pasi të njihte pistën.

Policia ka nisur hetimet nëse dy rastet kanë lidhje apo jo me njëri tjetrin.

ishem laboratori


d.ba/shqiptarja.com