Ishin në arrest shtëpie, të rinjtë dalin zbuluar, marrin ‘BMW’ në Korçë dhe bëjnë aksident, njeri kapet nga policia, tjetri në kërkim

Ishin në arrest shtëpie, të rinjtë dalin zbuluar, marrin ‘BMW’ në Korçë dhe bëjnë aksident, njeri kapet nga policia, tjetri në kërkim

Foto ilustruese

 

Dy të rinj nga Korça të cilët tre ditë më parë pësuan një aksident, tani do të hetohen për disa vepra penale.

Pasi mjeti “BMW” me të cilin po udhëtonin doli nga rruga, S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pësuan lëndime.

Si pasojë e përplasjes S.T është paraqitur në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, duke mos treguar arsyen e vërtet të lëndimeve.

Policia arriti të bënte ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndaj S. T., 21 vjeç, si dhe shpalli në kërkim Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të S.T dhe Q.Sh kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, duke qenë se po udhëtonin me mjetin tip “BMW”.

Q. Sh. dyshohet se drejtonte mjetin, ndërsa 21-vjeçari S. T. ishte pasagjer, së bashku me tre të tjerë.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit Q. Sh.

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit