Dikur ish-kandidat për kryeprokuror Ferdinand Elezi drejtues i apelit në Durrës ka dalë para sitës së vettingut. Pa praninë e një avokati Elezi është përballur me komisionin e vettingut duke kërkuar rikonfirmim në detyrë.

E ndërsa vendimi për të do të jepet më 9 prill pasuria rezultoi i vetmi problem i Elezit nga hetimi i vettingut, blerja e dy apartamenteve në Durrës dhe mospagimi i taksës për fitimin nga qiraja e apartamentit në tiranë pranë Komunës së Parisit.

Elezi u shpreh se ai pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t'i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

I pyetur nga Report Tv nëse do të rikandidojë për kryeprokuror, Elezi u shpreh se s'ka ndërmend të aplikojë për nurmin një të akuzës.