Leje legalizimi për të votuar PS në 2019, ish kreu i Kadastrës Artan Lame 2 orë e gjysmë në SPAK: Isha si person në dijeni

TIRANË-  Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame u thirr në SPAK. Për dy orë e gjysmë, Lame u pyet si person që ka dijeni për një dosje që po heton SPAK për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet vendore të 2019.

Pasi doli nga SPAK, Lame nuk preferoi të flasë për mediat, ndërsa tha shkurt se “u pyeta si person në dijeni për një çështje të Kadastrës".

Lame e ka drejtuar Kadastrën nga viti 2019 deri në mars 2023. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Lame është pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Për këtë çështje kanë rënë në pranga më 26 prill 2024, zyrtari i Kadastrës, Dritan Stoka dhe kryeplaku i Saukut në Tiranë, Agim Osmani. Të dy, gjatë kohës që Kadastra drejtohej nga Lame, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë kërkuar votën për PS në këmbim të lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma blana: 26/06/2024 17:49

    Kete ishalla burg te perjetshem

    Përgjigju
    • Or tej: 26/06/2024 18:34

      Mbaje ti me buke perjete or teeeejjjjj

    • Niku vlore: 26/06/2024 18:29

      Fjala jote ne vesh te zotit... ky pronat e popullit ja dha banditeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në Francë, e djathta ekstreme shpreson të bëjë historinë

Nesër zgjedhjet në Francë, e djathta ekstreme shpreson të bëjë historinë