Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov, ia ka bërë të qartë Shkupit se, që të zgjidhet ngërçi, Maqedonia e Veriut, duhet të përfshijë pakicvën bullgare në Kushtetutë. Gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave bullgare në Maqedoni, Borisov, foli për diplomaci të keqe të liderëve, me të cilën e gjithë bota qesh.
“Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të ngushtë se Bullgarinë. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të përmirësuar marrëdhënien tonë. E gjithë bota demokratike qesh me diplomacinë tonë të keqe. Për ne është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE”, u shpreh Borisov.
Siç postoi Borisov në profilin e tij në Facebook, “përfaqësuesit e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut iu ankuan se ndiheshin si fantazma sepse “presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë veriore i trajtojnë ata sikur të mos ekzistojnë”.
“U thashë se garantoj me emrin tim se nuk do të kemi bisedime me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare të përfshihet si e tillë në Kushtetutë. Ata e dinë se mbështetja jonë si qeveri apo opozitë për ta varet nga njohja e minoritetit bullgar. Për Bullgarinë është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian”, tha ish-kryeministri bullgar.
Borisov thotë se është i bindur se problemet mes dy vendeve nuk janë të pazgjidhshme, përderisa ka vullnet nga të dyja palët dhe u tha përfaqësuesve të organizatave bullgare në Maqedoni se ato janë ura e miqësisë.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor, 14:52
-
Trump do heqë 'non gratat'? Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
21 Nëntor, 16:37
-
Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zv.sekretare e NATO-s
19 Nëntor, 13:19
-
Kurti pret vendim të drejtë për gjuhën shqipe në RMV! Mickoski: Tensionet etnike vijnë nga politikanë pa ide, nuk e ndikojmë kushtetuesen
18 Nëntor, 19:47
-
Albin Kurti: Gjuha shqipe s’është zyrtare në RMV! BDI i tregon kushtetutën
18 Nëntor, 16:19
-
Begaj pret kreun e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët, rol të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon
13 Nëntor, 17:15
-
Maqedoni e Veriut, 100 artefakte të fisit ilir të Enkeledëve gjenden në Strugë! Ministri i Kulturës: Zbulimi më i madh arkeologjik për 100 vitet e fundit (FOTO)
9 Nëntor, 16:55
-
Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin
8 Nëntor, 22:33
-
EKSKLUZIVE/ Zbulohet në Gostivar, statuja e lashtë që ndryshon historinë, e njëjtë me ato të gjetura në Apolloni e Butrint! Profesor Përzhita: Ndodh njëherë në 100 vjet (VIDEO)
7 Nëntor, 19:31
-
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së
2 Nëntor, 22:01
-
Ahmeti: Heqja e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar, fuçi baruti
2 Nëntor, 14:18
-
Kukës/ I dënuar në Maqedoni për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova! Tentoi të hynte në Shqipëri
29 Tetor, 09:08
O bullgar si shume e ke zgjatur doren, kerkon te shtosh popullsine? Po gollot ne Shqiperi qe i bere bullgare merri me rrobat e trupit dhe behu vila ne bullgari, jo te hane buken e turkut e te bejne duane e kaurit, i thone nje shprehje ketej nga Shqiperia. Gollot i deshe, merri ti kemi falur(se jashteqitje jane), tokat e gollobordes jane shqiptare, or tunxh
Përgjigju