1 mld lekë prona/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon Adriatik Llallën, lë në fuqi sekuestron

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla duke lënë fuqi sekuestron e pronave të tij. Llalla kërkoi rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthimin e tyre në gjendje të lirë. Ankimi i Llallës u depozitua nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili kërkoi nga gjykata të heqë sekuestron ndaj pasurive të tij. Vetë avokati mbrojtës nuk ka qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme.

Pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Llallës iu sekuestruan mijëra m2 tokë bujqësore dhe truall pasi ai është në hetim me akuzën e pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Llalla prej kohësh qëndron jashtë vendit, ndërsa prej 5 ditësh është rikthyer në Shqipëri nga ku dhe ka nisur betejën në Gjykatën e Apelit për të liruar nga sekuestro pasuritë e tij, betejë të cilën ai e humbi sot. 

Pasuritë që iu sekuestruan Llallës: 

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë; 
 
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë

Ish-kryeprokurori i shpëtoi Llalla Vettingut 
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting. Ende nuk dihet vendodhja e saktë e Adriatik Llallës, ndërsa gjurma e fundit vjen nga Turqia, kur ish-kryeprokurori i kishte dërguar një prokurë në turqisht avokatit të tij përfaqësues në KPA, Sokol Hazizajt, në turqisht, ku nga vula apostile, u dallua se Llalla ndodhej në Turqi asokohe.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali.: 09/08/2018 20:42

    No o BABALE I KA PERGJYSEM ME TAHIRIN , VELLANE E XHAFES I DHA CA SI SHUME RAMETA DHE DAKO DHE BAFTJAR ZEQO .DEGJOVE BABALE ?? APO JE SHURDH NE KETE RAST .

    Përgjigju
  • Xxx: 09/08/2018 17:57

    Ty as 5% te pasurise nuk te kane kofiskuar,se i ke fshehur dhe paret qe ke marre me vehte.Duhet te gjejne bankat ku i ke fshehur parate

    Përgjigju
  • Fredi: 09/08/2018 16:47

    Ruhuni mos ja liron Zagarnjori. Perse nuk shpallet ne kerkim nderkombetar ky me keto akuza te renda?

    Përgjigju
  • li: 09/08/2018 15:33

    eshte turp si mundet ky plere ku i gjete ka mallin e banes vet

    Përgjigju
    • Babalja: 09/08/2018 16:27

      I ka dhurate nga mullah salehu.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja