Tirane- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë e cila kërkonte ekstradimin në Kosovë të  ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua në Tiranë më 31 korrik 2023. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ky pretendim është cilësuar  si e pavërtete nga Goxhaj dhe avokatët mbrojtës. Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.