Një ish-minator, që i është bashkuar protestës së sotme para Kryeministrisë, është shprehur se të gjithë pensionistët duhet të kishin dalë në shesh, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama është tallur me moshën e tretë.

Më tej ish-minatori u bëri thirrje gjithë fermerëve që të bllokojnë rrugët me autokombajnat dhe traktorët e tyre, si dhe të gjithë pronarëve të autobusëve të bëjnë të njëjtën gjë.

“Jam ish-minator. Dua të them për moshën e tretë që pensionistët duhet të ishin të gjithë këtu. Rama mblodhi nja 30 vetë nga ata që kishte para fushate në 11 maj, që unë vajta u prisha një takim te piramida. Rama u tall me moshën e tretë, u tall me ne. Ai është faqezi. Tani do bëj një thirrje, ne kemi gjithë fermerët e Shqipërisë që prodhimet e tyre i hedhin në kanal. Tani u bëj thirrje fermerëve që të marrin zetorë, traktorë, autokombajna që të bllokojnë gjithë rrugët e Shqipërisë. Pronarët e autobusëve të marrin autobusët dhe të bllokojnë gjithë qarkullimin. Sepse pronarët e linjave i kanë oligarkët këtu në Tiranë dhe nuk e bëjnë ata”, tha ish-minatori.


Lajmi kryesor:

Dhunuan efektivët te Kuvendi, organizatorët e protestës akuza Policisë: Po shndërrohesh në instrument politik! Shoqatat shqiptare në Britani: Qeveria të dialogojë me protestuesit