Ish-ministri: Donika Prela e kalon Vettingun pavarësisht nga kritikat ONM

Ish-ministri: Donika Prela e kalon Vettingun pavarësisht nga kritikat ONM

Donika Prela

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela u "gozhdua" jo pak dje nga ONM, gjatë seancës dëgjimore përpara KPK. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet (Lexo të plotë).

Pavarësisht skepticizmit të ONM, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Donika Prela do kalojë Vettingun dhe do rikonfirmohet në detyrë. "Vë bast që Donika Prela, pavarësisht reagimit të ONM e kalon Vettingun", shkruan Manjani. 

Postimi i Manjanit në rrjetet sociale

Më 29 janar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do japë vendimin për fatin e kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre