TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar. Shtyrja e hetimeve u njoftua nga Shqiptarja.com dhe Report Tv dy ditë më parë ndërsa sot ka siguruar dokumentin nga Prokuroria.
Dokumenti për shtyrjen e hetimeve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit
Afati në total për këtë çështje është 2 vite e 1 muaj dhe për shkak të shtyrjes ka mbetur edhe 1 vit kohë.
Burime për Report Tv pranë Krimeve të Rëndë bëjnë me dije se shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Por në Itali dhe Mal të Zi, prokuroria nisi dy kërkesa të reja për informacion, ku kërkohen materialet e dosjes në Katania dhe do verifikohet një udhëtimi në 2014 i familjarëve të Tahirit.
Një javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen për 9 të pandehurit e çështjes “Habilaj”. Kështu pritet gjyqi për Mojsi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelan, Tigrens Mezuarajn, Maridjan Sulajn, Armando Sulajn.
Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias (Lexo këtu).
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor, 09:41
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
23 Shtator, 14:37
-
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
24 Qershor, 12:59
-
Apeli i GJKKO e la në burg, ish-truproja e Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë
8 Dhjetor 2023, 14:37
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
4 Gusht 2023, 17:38
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
U lirua nga gjykata, Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës
6 Qershor 2023, 12:06
-
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
3 Qershor 2023, 12:37
Prokuroria italiane mbyll hetimet per Tahirin , por prokuroria shqiptare a ja fakte per te ? Ne rast se nuk ka fakte , a mund te kete qene nje manover politike per te shfrytezuar drejtesine ? Kush e nban pergjegjesine per kete padtaj ?
PërgjigjuMaskarad!
Përgjigju