Me vendim të Këshillit të Ministrave, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti emërohet zv.ministre e Brendshme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Më parë, Anisa Ruseti ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.