Tre gra kanë akuzuar ish-presidentin e Gambias, Yahya Jammeh, për kryerjen e një seri sulmesh seksuale gjatë kohës që ishte në pushtet.
Organizatat pohojnë se Jammeh ka përdorur ndihmësit e tij për t'i bërë presion grave ta vizitojnë atë në banesën e tij private ku do t'i abuzonte seksualisht.
"Yahya Jammeh i trajtoi gratë e Gambisë si pronën e tij personale," tha Reed Brody, i Human Rights Watch, në një deklaratë. "Dhunimi dhe sulmet seksuale janë krime, dhe Jammeh nuk është mbi ligjin".
Akuzat fillimisht u zbuluan të martën në një intervistë të New York Times me një nga viktimat e pretenduara të ish presidentit.
Jammeh ishte udhëheqës i Gambisë nga viti 1994 deri në vitin 2016. Ai mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak, por pësoi një humbje të papritur në zgjedhje ndaj Adama Barrow në dhjetor të vitit 2016.
Ai aktualisht jeton në mërgim në Guinea Ekuatoriale.
CNN foli gjithashtu me zëdhënësin e partisë britanike, i cili vuri në dukje se Jammeh mbetet lider i partisë dhe se partia shpesh flet në emër të tij. Ai u shpreh se ata kanë qenë në kontakt me ekipin e Jammeh dhe ish-presidenti nuk do të bëjë një koment për këtë çështje.
Mr. POTUS make it possible!!! Go ahead Mr. POTUS and God bless you and world Patriots. Pershendetje.
Përgjigju