Tirane - Ish presidenti kroat Stipe Mesiç po zhvillon një vizitë disa ditore në vendin tonë me ftesë të fondacionit  'Hoxha Tahsin'.

Pas një shëtitje ne sheshin Skënderbej, Mesiç u ndal për një vizitë te  Bunk’art 2, ku pa nga afër si ishin ndërtuar vendstrehimet anti-atomike në vendin tonë.

Ish-presidenti tha se "këto instalacione janë një vlerë e madhe që duhet të na ndihmojnë të mos harrojmë të kaluarën" 

Stipe Mesiç ka qenë presidenti i Kroacisë nga viti 2000 deri në 2010 dhe njihet si një i fortë pro pavarësisë së Kosovës dhe pro integrimit të Shqipërisë në BE.