Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ditën e sotme ka evokuar përdorimin e armëve bërthamore, duke përjashtuar paraprakisht mundësinë e sanksioneve kundër Moskës nga drejtësia ndërkombëtare, në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇ) po heton krimet e dyshuara të luftës të kryera në Ukrainë.

“Vetë ideja për të ndëshkuar një vend që ka arsenalin më të madh bërthamor në botë është në vetvete absurde. Dhe kjo potencialisht krijon një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit”, shkroi në Telegram nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm Rus. Medvedev më pas sulmoi SHBA-në, duke e akuzuar se donte ta nxirrte Rusinë para gjykatave ndërkombëtare, ndërkohë që Uashingtoni nuk është dënuar kurrë për luftërat e tij të zhvilluara në mbarë botën dhe që, sipas eksponentit rus, shkaktoi 20 milionë të vdekur.


Nga viti 2008 deri në vitin 2012, kur Vladimir Putin u largua për pak kohë nga Kremlini, Medvedev, i cili ishte gjithashtu kryeministër nga 2012 deri në 2020, është vendosur si një nga kritikët më të zjarrtë të vendeve perëndimore që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë.

Tashmë, ai  është një pajtimtar i deklaratave të bujshme, si për shembull, ka përcaktuar kundërshtarët e Rusisë si "bastardë" dhe "të degjeneruar".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, vijon ofensiva ruse në Donbass! Rusia ndalon dy anije të huaja në portin e Mariupolit


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë