ISHSH: Masa administrative, nuk përmbushën detyrimin për evadimin e mbetjeve spitalore


TIRANË, 5 Prill /ATSH/- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektim të firmave të licensuara për evadimin e mbetjeve spitalore dhe institucione shëndetësore, prodhues të mbetjeve spitalore.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, nëpërmjet një deklarate për mediat sot, bën me dije se ka kryer inspektime në firmat e licensuara për evadimin e mbetjeve spitalore dhe institucione shëndetësore publike dhe jopublike prodhuese të mbetjeve spitalore në vend. Këto inspektime u kryen në zbatim të planit të punës së ISHSH për vitin 2015. Inspektimi perfshiu 35 spitale, 81 qëndra shëndetësore, 218 klinika stomatologjike dhe 2 firmat e licensuara për evadimin e mbetjeve spitalore.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor sqaron se "Në përfundim të inspektimit ISHSH mori masa administrative dhe la nje sërë detyrash ndaj subjekteve të inspektuar. Ndaj dy firmave të licensuara për evadimin e mbetjeve spitalore në vend u morën masa administrative prej 500 000 dhe 1 000 000 lekë gjobe.
Në ditët në vazhdim Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të ndjekë zbatimin e detyrave të lëna dhe do të vazhdojë inspektimet në institicionet shëndetësore prodhuese të mbetjeve spitalore në vend./i.v/ /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse