Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë

Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë

Policia e Bolzanos

Breshia- Italia e kishte dëbuar prej dy vitesh si person me precedentë penalë të shumtë dhe veçanërisht në fushën e narkotrafikut, 34-vjeçari shqiptar rikthehet në gadishull me një tjetër identitet, por është riarrestuar.

Policia italiane njoftoi dje (2 Shtator), se ka ndaluar një 34-vjeçar, me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për trafik droge. I dyshuari është arrestuar në zonën e Brenner, teksa po largohej nga Italia drejt kufirit të Austrisë.

Gjatë një kontrolli normal të përbashkët nga policia italiane dhe austriake, oficerët dyshuan për qëndrimin nervoz dhe intolerant të të riut me inicialet E. L., raporton “Altoadige”.

Në vitin 2022, u dëbua nga autoritetet e Monzës dhe nga Bari, u kthye për në Shqipëri. Prej këtu ai ishte kthyer së fundmi në Itali po ilegalisht, pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.

Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u konstatua falë gjurmëve të gishtërinjve, pasi ishte i skeduar dhe me një dosje të fryrë penale.

Kështu u bë arrestimi, teksa Komisari i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, nxori një dekret të ri dëbimi ndaj tij, si emigrant i paligjshëm, pasi nuk figuronte në kërkim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pamje terrorizuese nga fronti i luftës Rusi-Ukrainë, shpiket droni flakëhedhës! Mister kush e ndërtoi, Moska: E bënë inxhinierët tanë! Ukraina: Shpikje e jona

Pamje terrorizuese nga fronti i luftës Rusi-Ukrainë, shpiket droni flakëhedhës! Mister kush e ndërtoi, Moska: E bënë inxhinierët tanë! Ukraina: Shpikje e jona