Pikat e urdhrit të Biden që bllokojnë pasurinë e Familjes Berisha! Goditja nga SHBA kambanë alarmi edhe për fatin e Ilir Metës, ja sinjali që mori nga Yuri Kim 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dje një tjetër goditje të rëndë Familjes së Sali Berishës pas shpalljes non grata disa ditë më parë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengimin e drejtësisë për të vepruar si dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri. Presidenti amerikan Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv, historik dhe të pazakontë, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, në funksion të interesave të tyre të ruajtjes së pozitave dhe pasurive. Urdhri i presidentit amerikan për përfshirjen e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve shqiptarë nën masat e bllokimit të pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA, godet jo vetëm Sali Berishën, por është një mesazh i fortë edhe për aleatin e tij, Ilir Meta, i cili është kthyer në shqetësim serioz për Uashingtonin, për shkak të deklaratave të tij luftarake, nxitjes së veprimeve të dhunshme, shantazheve, kërcënimeve, sulmit ndaj ambasadorëve të Perëndimit dhe shpalljes së reformës në drejtësi si një komplot i mafies ndërkombëtare. 

Po cila janë pikat e urdhrit të Joe Biden që veprojnë mbi pasurinë e Familjes Berisha? Së pari, urdhri i ri zgjeron urdhrin nr. 13219 të 26 Qershorit 2001, për bllokimin e pasurive të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin në Ballkanin Perëndimor, i ndryshuar në 2003. Urdhri i ri përfshin edhe Shqipërinë për zbatimin e sanksioneve ndaj pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Së dyti, që është pika vendimtare, në urdhrin e ri, përshihen jo vetëm pushtetarët që përpiqen të destabilizojnë rajonin, por edhe zyrtarët dhe ish-zyrtarët e përfshirë në praktika korruptive. 

“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit. 

Pika 5 e urdhrit të Biden përfshin dhe ndëshkon Familjen e Sali Berishës, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, në 19 maj 2021, ka shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij si të korruptuar, duke e përfshirë në listën e zezë. Ndër të tjera në njoftimin e DASH për futjen në listën e zezë të Sali Berishës thuhet se “Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”. 

Shpallja e Berishës dhe e Familjes së tij në listën e zezë për korrupsion sjellë si rrjedhojë veprimin e urdhrit të Biden për bllokimin e pasurive të tyre dhe të peronave të lidhur me ta. Urdhri zbatohet vetëm për çfarë lloji pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka fuqi jashtë saj, por sigurisht që ky urdhër shton rrezikuan për pasuritë që pushtetarët e korruptuar kanë fshehur në vende të tjera, sidomos në parajsa fiskale. 

A do të bazohet urdhri edhe për Ilir Metën, edhe pse nuk është shpallur non grata nga DASH? Ilir Meta ka marrë disa paralajmërime të forta nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për qëndrimet e tij, të konsideruara si nxitje dhune në Shqipëri. Në 23 prill 2021, dy ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i ka dhënë këtë mesazh Ilir Metës: “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët më 25 prill do të përdorin “sfurqe”, apo nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë të dënohen. Ata që nxisin dhunën do të jenë përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop”. Nuk ka dyshime se të gjitha sjelljet dhe qëndrimet luftarake të Ilir Metës, duke provokuar dhunë dhe trazira, janë raportuar nga Ambasada Amerikane në DASH. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në vijim nëse urdhri i Biden do të jetë apo jo u vlefshëm edhe për Ilir Metën dhe familjen e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2021 01:55

    Po cfare pasurie mund te kene keta ne U.S ?! Keta Ameriken e kane ne Shqiperi dhe ndoshta ne BE,ose ne ndonje parajse fiskale.Mire do te ishte qe SPAKU t'u bllokonte pasurite ne Shqiperi,pastaj kishit per te pare ngjyrat e verteta te ketyre,si do zverdheshin e nxiheshin,se per t'u skuqur,nuk behet fjale.

    Përgjigju
  • Daku: 09/06/2021 18:04

    Po kta skane as turpe ne vende qe te distancohen nga saliu dhe meta ,po nxjerrin ca lepirsa qe quhen analisti si cani shllaku apo zheji qe ti mbrojne ,po kto jane me turpe se turpi.

    Përgjigju
  • Rrofte USA!: 09/06/2021 16:02

    Krimineli ssli qeni ne litar. Kete e kerkon me ngulm Drejtesia dhe i Gjithe Populli i Ndreshem Shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale